Rahovec, nisin aplikimet e bujqve për kompensim dëmesh

Kosova

Rahovec, nisin aplikimet e bujqve për kompensim dëmesh

Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:12
Rahovec

Milaim Mullaaliut i janë shkaktuar mbi pesë mijë euro dëme nga breshëri gjatë verës së vitit të kaluar.

Megjithatë, atij do t’i kompensohen 17 për-qind të dëmeve nga Qeveria. Për t’i marrë paratë, Mullaaliu i ka dërguar dokumentet në Komunën e Rahovecit.

Këtë përqindje do ta marrin të gjithë bujqit nga Rahoveci, për të cilët u ndanë një milion euro nga Qeveria.

E megjithëse nga komuna e Rahovecit ishin kërkuar mbi pesë milionë, Qeveria Haradinaj kishte ndarë vetëm një milion për kompensimin e këtyre dëmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat