Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - Bota Sot
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 08:05
Ilustrim

Myftiu Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e fillimit të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)

Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. (Ora 10:00)

Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës. (Ora 11:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në minimaratonën 5 km, me moton “Vrapo edhe Ti”, në mbështetje të fëmijëve me autizëm. (Nisja nga Hoteli “Grand”, ora 12:00)

Në shënimin 20-vjetorit jubilarë të “Epopesë së Çabratit”, hapet ekspozita me portretet e veteranëve të Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së që kanë ndërruar jetë pas lufte. (Gjakovë, ora 12:00)

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në tubimin përkujtimor në nderim të 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës. (Sheshi në qendër të Pejës, ora 14:30)

Grupi i arbëreshëve do ta takojë kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe do të bëjë vizitë në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Skenderaj, ora 15:00)

Mbahet akademinë përkujtimore për dëshmorët e kombit. (SHFMU “Ibrahim Rugova”, Obiliq, ora 17:00) 

Grupi i arbëreshëve do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe do ta vizitojë Rezidencën e presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 18:00)

Në shënimin 20-vjetorit jubilarë të “Epopesë së Çabratit”, zhvillohet ndeshja e hendbollit të ekipit Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së dhe Vëllaznimit. (Gjakovë, ora 18:00)

Mbahet nata e dytë e Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Pallati i Kulturës  “Jusuf Gërvalla” në Deçan, ora 19:00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...