Isni Kilaj zgjidhet kryetar i PDK-së në Malishevë

Kosova

Isni Kilaj zgjidhet kryetar i PDK-së në Malishevë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 17:07
PDK në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të dielën kuvendin zgjedhor në Degën e Malishevës, ku delegatët kanë votuar për kreun e Degës, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët e Konventës Qendrore, ku në garën prej katër kandidatëve për kryetar dege, me vota të fshehta, më i votuari ka dalë Isni Kilaj.

Delegatët e kuvendit zgjedhor kanë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së. 

Punimet e këtij kuvendi, në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri. 

“Qytetarët e Malishevës kërkojnë një eksperiencë të re me pushtetin politik dhe janë të gatshëm më shumë se kurrë që këtë kërkesë t’ia besojnë PDK-së. Kjo është fryma që i ka dhënë shpirt mobilizimit të anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së, të cilët sot përmbyllën kuvendin zgjedhor të degës, në të cilin u legjitimuan strukturat e reja që do marrin përsipër qeverisjen e Malishevës. Malisheva do të jetë shembulli i partneritetit që do ta sjellë PDK-ja përmes Dekadës së Re”, tha Tahiri. 

Në emër të Komisionit Lokal të Degës së PDK-së në Malishevë një raport pune e ka paraqitur Naim Morina, i cili tregoi për zgjedhjen e gjitha strukturave nëpër nëndegë, ndërsa theksoi se tani PDK në Malishevë është më e fuqishme dhe e gatshme ta rikthejë fitoren e PDK-së në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat