Selmanaj: Në Gllogjan nderohen dy figura përfaqësuese të dy lëvizjeve kombëtare, ’81-shit dhe UÇK-së

Kosova

Selmanaj: Në Gllogjan nderohen dy figura përfaqësuese të dy lëvizjeve kombëtare, ’81-shit dhe UÇK-së

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:18
Rasim Selmanaj (Kjo fotografi është bërë në muajin Maj të Vitit 1997… Gllogjan)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, përmes profilit të tij në “Facebook”, ka kujtuar vitin 1997, ku së bashku me bashkëfshatarë nderonte Luan Haradinajn, i cili ishte vrarë në kufirin shqiptaro-shqiptar në një pritë të ngritur nga forcat serbe me 6 maj.

Selmanaj në fotografi shihet bashkë me Hilmi Haradinajn, Shkelzen Haradinajn e shumë prijës të luftës së UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

Kjo fotografi është bërë në muajin Maj të Vitit 1997… Gllogjan

Në foto nga e djathta; I madhi Shkelzen Haradinaj, Besim, Bujar e Rasim Haradinaj, Maxhun Sejfijaj, Isuf Dervishaj, Ilmi Haradinaj, Ali Selmanaj, Daut Haradinaj, Mustafë Selmanaj, Rasim Selmanaj dhe Sylë Sylaj.

Ja postimi i tij i plotë i deputetit Rasim Selmanaj:

Nesër në Gllogjan nderohet Luani i madh i UÇK-së!

Luan Haradinaj nderi e lavdia e kombit! Heroi që përfundimisht rrëzoj gurët e kufirit!

Poashtu nderohet edhe Ismajl Haradinaj veprimtar dhe ideolog i lëvizjes kombëtare të viteve 80-ta, njeriu që u sfidua nëpër burgjet sllave por që kurr nuk u nënshtrua!

Dy figura nga i njejti trung i familjes Haradinaj nga Gllogjani!

Dy figura përfaqësuese të dy lëvizjeve kombëtare, 81-shit dhe UÇK-së!

Krenar me bacën Smajl e me Luanin!

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat