Banorët e këtij fshati në Podujevë po vendosin ushqim për të varfërit në rrethojat e Xhamisë

Kosova

Banorët e këtij fshati në Podujevë po vendosin ushqim për të varfërit në rrethojat e Xhamisë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:51
Banorët e këtij fshati në Podujevë po vendosin ushqim për të varfërit në rrethojat e Xhamisë

Banorët e fshatit Shajkoc të Podujevës kanë marrë një iniciativë që t’i ndihmojnë familjet në nevojë për muajin e Ramazanit. Aata me mëngjes kanë vendosur qese me ushqim nëpër rrethojat e Xhamisë së fshatit për nevojtarët.

Profesori Patriot Rudari, i cili vjen nga ky fshat ka thënë se këtë veprim po e bëjnë që t’i ndihmojnë familjet nevojtare dhe se këtë punë humanitare po e bëjnë në bashkëpunim me familjet e fshatit.

“Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit. Kështu, ne do të vëmë qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë së fshatit Shajkoc, qese këto në të cilat do të ketë artikuj të ndryshëm ushqimor që do t’i marrin familjarët e fshatrarve të tjera që vërtet kanë nevojë. Këtë punë humanitare po e bëjmë bashkë me familjet e fshatit tonë-Shajkoc”, ka shkruar Rudari.

Ndryshe, Rudari edhe më herët ka zhvilluar aksione të tilla. Ai për tre muaj rresht kishte shpërndarë molla falas për nevojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat