Kosnett uron besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit

Kosova

Kosnett uron besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:18
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë në Kosovë.

“Urimet më të mira për të gjithë ata që e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Presim që të festojmë së bashku me myslimanët e Kosovës më vonë gjatë këtij muaji”.

Ai ka shpërndarë edhe urimin e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka uruar myslimanët për fillimin e këtij muaji të shenjtë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat