Reagon nënkryetari i LDK-së në Drenas: Dega nuk është shuar, do ta ruajmë unitetin e partisë

Kosova

Reagon nënkryetari i LDK-së në Drenas: Dega nuk është shuar, do ta ruajmë unitetin e partisë

Nga: N.H Më: 6 maj 2019 Në ora: 22:55
Arton Xhoka

Nënkryetari i LDK-së në Drenas, Arton Xhoka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar rreth zërave për shuarjen e kësaj dege.

Ai përmes një adresimi të gjatë, ka demantuar të ketë ndodhur një gjë e tillë. Ndërsa, mes tjerash në këtë reagim ka thënë se në Kuvendit e fundit zgjedhor është zgjedhur nënkryetarë i degës dhe se këtë pozitë nuk e ka marrë për hir të asnjë individi.

Ja shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë te Drenasit dhe ju përkrahes te Lidhjes Demokratike ne Drenas. Me lejoni të bëjë këtë postim për hirë te opinonit ne komunen tonë. Shumë fytyra kýçe qe kan qenë ne strukturat udheheqèse te degës se LDK-së po paragjykojnë se dega e LDK-së ne Drenas èshtè shuar pasi sipas tyre njerëzit e SHIK-ut e kan shendrruar këtë si instrument te PDK-së.Nèse pyetni se a ka qënë ne nivel udheheqja e degës se LDK-së ne mandatin e fundit ne Drenas dhe se a ka pas rezultatë ne ruajtjen e elektoratit apo ngritjen e tij ,unë them që jo,po nese pyetni se kush èshtë fajtor në këtë deshtim ,unë them qe te gjithë e me se shumti figurat kyçe te LDK-së ne Drenas te cilèt akuzojnë e nuk ndihmuan aspak në procesin dhe vizionin e degës tonë ne mandatin e fundit,por pasi nuk arriten te marrin poste te deshiruara , dhënë dorheqje nga antarèsia e degës ,ateherë kur me se shumti dega e LDK-së ne Drenas kishte nevoj për unitet dhe ishte shansi i madh që te kemi ngritje te elektoratit ,kur pozita ne Drenas ishte me se e përçarë .

Tash shtrohet pyetja se a më shumë i kontribuan pozites udheheqja e degës se LDK-së qe mbeten te vogël ne numer,apo ato figura qe u larguan nga dega vetëm qe nuk arriten të marrin pozita udheheqëse ne degê? Tash ,konkretisht me 04.05.2019 u mbajt kuvendi zgjedhor i degës se LDK-së në Drenas me 89 delegatë te zgjedhur nèpër kuvende mjaftë efektive te nendegëve me nje trasparencë dhe demokraci te lartë si kurr me parë qe kishte ndodhur deri me tani.Kuvendin e degës e përcillen edhe anëtarë nga kryesia qendrore.Të pranishem ne kuvend ishin 70 delegatë.Por ne këtë kuvend kandidaturen për kryetarë te degës e paraqiti vetëm kryetari aktual z.Bedri Nika, ku kuvendi me votë te hapur e rizgjedhi kryetarë te degës.Tash unë pèrseri bëjë pyetje pse ne nuk kandidojmë ,apo as nuk marrim pjesë ne kuvend?

Por nga jashtë kritikojmë e akuzojmë.Nese pyesim se a janë zgjedhur njerëz te duhur si për delegatë ashtu edhe ne antarësin e degés , edhe unë pajtohem se ka pas mundësi me te duhura dhe ndoshta me adekuate,por nese e analizojmë rrjedhen e procesit ,ateherë ģjithçka ka qenë transparente dhe demokratike ne përpikeri.Në këtë kuvend zgjedhor unë jam zgjedhur nènkryetarë i degës. Sqarim për opinionin unë poziten e nenkryetarit nuk e kam marr pë hirë të asnje indivi siç po pargjykojnë te tjeret ,por këtë pozitë e kam marr pasi qe ka qënë vullnet i tërë degës dhe shumë pèrkrahesve te LDK-së ne Drenas.Prandaj vizioni im ne këtë mandat si nenkryetarë i degës është që te ruajmë unitetin e partisë ,te kemi prurje te mirëfillta ne parti ,te komunikojmë me qytetarë për problemet e shumëta qe i ka komuna e jonë ,te bëjmë një program profesional po edhe te realizushem për qytetarët ne menyrê qe edhe qytetarëve te Drenasit t'ju kthehet dinjiteti shoqerorë .

Njeherit i ftojë edhe ato figura kyçe qe kan qenë ne LDK ti bashkohen vizionit tonë se edhe kritikat nga brenda i mirëpresum, por nga jashtë nuk janë reale.Unè ju premtoj se per asnje çmim nuk do të jem servil i pozitès, dhe ju them me sinqeritetin me te madh se dega e LDK-së ne Drenas nuk èshtë shuar ne asnje parti, por ajo ka marr nje mandat te radhes,ku me njerëz te ri e intelektual të jetë mjaftë bindese qe qytetarët e Drenasit do ti bashkohen vizionit tonë ! Vazhdojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat