Haxhiu kërkon seancë thotë se Blerim Devolli e kërcënoi Telekomin

Kosova

Haxhiu kërkon seancë thotë se Blerim Devolli e kërcënoi Telekomin

Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:47
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu para komisionit hetimor parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala ka deklaruar se deputetët duhet të japin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth vendimit të arbitrazhit, derisa ka thënë se për kërcënimet e Blerim Devollit duhet të kërkohet zgjidhje edhe në Gjykatë.

“Së fundi ka pasur kërcënime të Blerim Devollit karshi Telekomit për vendimit të Arbitrazhit dhe kjo është një rrethanë e re. E kuptoj që e drejta jonë, por duhet të kërkojmë zgjidhje nga Gjykata që të pezullohet përkohësisht”, tha Haxhiu.

Tutje, deputetja e VV-së, po thotë se duhet të jepen nënshkrimet edhe për seancë të jashtëzakonshme.

“Duhet të kërkojmë nga Gjykata që të gjejmë një zgjidhje që të dalim  nga kjo situatë besoj që si komision duhet të veprojmë në këtë drejtim e nuk duhet të heshtim karsh kësaj çështje. Ju kërkoj që ta mbështesni një seancë të jashtëzakonshme që specifikisht do të fokusohet në kërcënimin e fundit që Devolli i ka dhënë Telekomit nuk duhet të heshtim duhet të veprojmë”, shtoi ajo.

“Si propozim është që të futet një pikë e rendit të ditës si të veprojmë ne karshi kërcënimeve që Devolli ia ka bërë PTK”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat