Limaj e Shala vizitojnë “TexCo”

Kosova

Limaj e Shala vizitojnë “TexCo”

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:02
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë vizituar sot fabrikën për prodhimin e tekstilit “TexCo”, ku janë njohur për së afërmi në lidhje me punën që bëhet aty.

Limaj: Qeveria do t’i mbështes prodhuesit për të hapur vende të punës

“Krejt ky prodhim që bëhet në këtë fabrike, është për eksport dhe kjo tregon që me një angazhim të përbashkët me krijimin e klimës për investime dhe me mbështetjen që duhet t’i ipet biznesit mundësitë për zhvillim janë të mëdhja në vendin tonë. Janë dhjetra fabrika në Kosovë të cilat po depërtojnë në tregjet botërore”, ka thënë Limaj. Ai është zotuar se Qeveria e Kosovës do të mbështes me politikat e saj fiskale për të mundësuar sa më shumë investitor dhe për të mundësuar punësime të më shumë njerëzve. Me tutje, Limaj ka thënë se pronari i kësaj kompanie është jashtëzakonisht kënaqur me punën e punonjësve të kësaj fabrike “Punonjëset e kësaj fabrike po tregojnë përkushtim punë, mësojnë shpejt dhe siç e tha edhe pronari punën që e bëjnë ato është vështire të bëhet dikund tjetër nga duart e tyre të vyera”, ka shtuar Limaj.

I kënaqur me pjesëmarrjen e rreth 95 për qind të grave në këtë fabrikë, u shpreh edhe ministri Shala.

Shala: Po përkushtohemi

"Ne së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj i siguruam për përkushtimin e qeverisë për përkrahje të produkteve vendore dhe përkushtimin tonë për të ndihmuar kompaninë edhe me aftësimin e punëtorëve e kjo me qëllim që të jenë sa më të konfirmuar për tregun vendor", tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat