Jashari bën homazhe në 20 vjetorin e rënies së Gazmend Zeqirit

Kosova

Jashari bën homazhe në 20 vjetorin e rënies së Gazmend Zeqirit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:31
Pamje nga ngjarja

Kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar dëshmorin Gazmend Zeqiri në 20 vjetorin e rënies.

Dëshmorët sipas Jasharit janë krenaria kombëtare.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Sot përkujtojmë me respekt të lartë dëshmorin Gazmend Zeqirin, i cili 20 vjet më parë, ra në fushën e nderit, në mbrojtje të tokës së Kosovës.

Dëshmorët do t’i kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë, ata janë krenaria jonë kombëtare, meqë jetën e tyre e vunë në shërbim të lirisë së vendit.

Lavdi Gazmend Zeqirit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat