Rrëfimi i plakut 98-vjeçar që i agjëroi 85 ramazanë

Kosova

Rrëfimi i plakut 98-vjeçar që i agjëroi 85 ramazanë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:45
Mehmet Tahiraj

Mund të ju duket e çuditshme por Mehmet Tahiraj, 98-vjeç nga Drenasi ka arritur që ta agjërojë edhe këtë muaj të Ramazanit. Kështu bëhen 85 herë që Tahiraj ka agjëruar gjatë jetës së tij.

“Namaz jam munduar me bë gjithmonë që nga mosha 14-vjeçare kam filluar me agjërua” shprehet për RTV Dukagjinin i moshuari nga Drenasi.

Përkundër moshës Mehmeti ndjehet i fortë dhe thotë se s’ka ndie asnjë vështirësi madje edhe ka kryer edhe punë gjatë agjërimit.

“Nuk më ka ardhur zor hiç në verë kemi agjëruar kemi korrë dhe kemi kositë në Ramazan” shprehet Mehmet Tahiraj.

Ai shpeshherë del edhe të falet në xhaminë që nuk është edhe afër shtëpisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat