LHK “Ali Hadri” në Deçan përshëndet iniciativën për nxjerrjen e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Kosova

LHK “Ali Hadri” në Deçan përshëndet iniciativën për nxjerrjen e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:53
Kuvendi i Kosovës

Lidhja e Historianëve të Kosovës “AliHadri” dega në Deçan, përshëndet iniciativën e Kuvendit të Kosovës për nxjerrjen e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Ne kërkojmë nga ana e Kuvendit të Kosovës që krahas dënimit të urdhërdhënësve në këtë Rezolutë duhet të përfshihet edhe krimi që kanë kryer drejtuesit më të lartë fetarë ortodoksë serbë.

Është e ditur botërisht se ishin pikërisht prijësit e kishave dhe manastireve ortodokse serbe, të cilët kanë konvokuar mesha kishtare me porosinë drejtuar grupeve policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, për të kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.

Thelbi i kësaj Rezolute, e cila është miratuar në Komisionin Ad-hoc të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkojmë t’i përfshijë dy elemente thelbësore të përgjegjësve për gjenocidin serb në Kosovë: pushteti politik shtetëror i drejtuar nga regjimi i Millosheviqit dhe pushteti shpirtëror i udhëhequr nga kreu i Kishës Ortodokse serbe.

I kërkojmë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që këto dy çështje të lartcekura të përfshihen në thelbin e Rezolutës, e cila po sponsorizohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat