Latifi: Agim Ramadani dhe Bahri Fazliu, u bënë shëmbëlltyrë e një ideje të madhe, idesë që i bën bashkë artin dhe lirinë

Kosova

Latifi: Agim Ramadani dhe Bahri Fazliu, u bënë shëmbëlltyrë e një ideje të madhe, idesë që i bën bashkë artin dhe lirinë

Nga: Z.B Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:18
Foto

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi, ka bërë me dije, se ka qenë në Llaushë të Podujevës, për nderime të heroit, Bahri Fazliu, përcjell “Bota sot”.

Latifi në një postim në Facebook ka shkruar se rrugës deri sa i ka lexuar poezitë e tij, ju ka kujtuar Agim Ramadani, ngase, siç ka shkruar ai, të dy, poetë me shije të hollë artistike, të dy në poezitë e tyre, paralajmëruan rënien e tyre.

“Të dy i dhanë luftës së UÇK-së një dimension që pak lëvizje guerile e kanë: dimensionin estetik”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot isha në Llaushë të Podujevës, për nderim të heroit Bahri Fazliut. Rrugës, derisa po lexoja poezitë e tij, më kujtua Agim Ramadani. Të dy, poetë me shije të hollë artistike. Të dy, në poezitë e tyre, paralajmëruan rënien e tyre. Të dy,ranë në kufi. Të dy i dhanë luftës së UÇK-së një dimension që pak lëvizje guerile e kanë: dimensionin estetik. Të dy u bënë shëmbëlltyrë e një ideje të madhe, idesë që i bën bashkë artin dhe lirinë.|
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat