Drenasi pa rrymë

Kosova

Drenasi pa rrymë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

KEDS njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një prishje e kabllove nëntokësore në qytetin e Drenasit, si pasojë e së cilës rreth 1100 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe i janë përveshur punës për sanimin e saj, por pasi prishja ishte në kabllot nëntokësore, atëherë gjetja e lokacionit të saktë të prishjes dhe sanimi i saj marrin kohë më të gjatë se zakonisht.

“Konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt, pasi sanimi i prishjes është në përfundim e sipër”, njofton KEDS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat