Vazhdojnë vizitat mjeksore  për nxënësit  në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë

Kosova

Vazhdojnë vizitat mjeksore  për nxënësit  në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:41
Foto nga vizita mjeksore në SHF “”Deshmorët e Vitisë”” në Viti

Edhe sivjet ka vazhduar tradita e oranizimit të vizitave mjeksore të nxënësve nëpër të gjitha shkollat e komunës së Vitisë. Kështu, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë vazhduar sot me programin e vizitave mjekësore në shkollat e kësaj komune.

Me këtë rast stafi mjekësor i QKMF-së, ka bërë  dje  kontrollime mjekësore me nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” në Viti.

Fatbardha Emini, Drejtoreshë për Arsim në Viti, bëri me dije se ky projekt i Komunës së Vitisë, po vazhdon edhe gjatë këtij viti, por me format tjetër. Ajo tha se vizita të tilla mjekësore do të bëhen në të gjitha shkollat e kësaj komune, kryesisht me nxënësit e klasave të pesta dhe më këtë sipas saj synohet që të kenë një kujdes të veçantë për nxënësit e kësaj komune.

E  Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr.Vjollca Kadolli-Halili i njoftoj nxënësit rreth kontrollimeve rutinore  mjekësore, përfshirë këtu edhe nga stomatologu i kësaj qendre mjekësore.

Ajo tha se këto kontrollimet mjeksore do të bëhen në anonimitet të plotë dhe me pëlqimin e prindërit apo kujdestarit.

Përndryshe vizitat të tilla mjekësore nga stafi i QKMF-së së Vitisë, do të bëhen këtë vit vetëm me klasat e pesta, ku do të maten 30 parametra shëndetësorë si dhe kontrollimet  detale e dhëmbëve . Vizita e rregullt sistematike planifikohet të bëhet në vazhdimësi, duke përfshirë edhe nxënësit e klasave të para dhe të nënta në të ardhmen. E  nxënësit vitias i ka vizituar edhe Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat