Kanalizimi që sjell probleme në Lladrovc

Kosova

Kanalizimi që sjell probleme në Lladrovc

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:32
Kanalizimi në Lladrovc

Banorët e një lagjeje të fshatit Lladrovc tash e tetë muaj po ankohen në komunën e Malishevës se kanë probleme me kanalizimin në rrugën “Dushku” në këtë fshat.

Ndonëse kanalizimi në këtë anë ekziston, pjerrtësia e terrenit ka bërë që ujërat e zeza të dalin nga gypat dhe në disa pjesë të bllokohet krejtësisht.

Për pasojë, banorët ankohen se fekalet po ua dëmtojnë edhe ujin që ata e përdorin për pije.

Të martën në mëngjes, për të parë për afër hallet e banorëve doli edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Ismet Zogaj, banor i lagjes, shpjegon problemet që kanë banorët.

“Për shkak të terrenit se ka një pjerrtësi tepër të madhe, këtu detyrohet uji me dal në këtë pjesë, ky problem është paraqitur para tetë muajve, mirëpo zyrtarisht edhe pse jemi ankuar më herët, zyrtarisht këtu jemi ankuar me datën 9.11.2018, i bjen shtatë muaj”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, për më shumë se shtatë muaj, kompania që e mirëmban rrjetin e kanalizimit dhe Drejtoria komunale e Urbanizmit, nuk kanë gjetur kohë të vijnë ta zhbllokojnë këtë kanalizim./kallxo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat