Nxënësit e shkollës "Pjetër Bogdani" nga Prishtina vizitojnë një shkollë në Vjenë të Austrisë

Kosova

Nxënësit e shkollës "Pjetër Bogdani" nga Prishtina vizitojnë një shkollë në Vjenë të Austrisë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:28
Nxënësit e shkollës "Pjetër Bogdani"

Nxënësit e shkollës "Pjetër Bogdani", në Prishtinë, do të marrin pjesë në ditën e shkollës së "Europian Middle School Vienna" (Europa Fest) - shkollë e cila është në binjakëzim me shkollën Pjetër Bogdani, ku dhe do të performojnë me tru pika muzikore: Himni Europian, këngën Baresha dhe këngën We are the World.

Kjo vizitë po mundësohet nga binjakëzimi i bërë në mes shkollës "Pjetër Bogdani", Prishtinë dhe "Europian Middle School Vienna", në Vjenë.

Në këtë vizitë do të marrin pjesë 10 nxënës dhe drejtoresha e shkollës Jehona Oruçi, koordinatorja e projektit mësuesja Dafina Alaj dhe ars. e ed.muzikore Besa Morina. Gjatë vizitës nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave në fjalë, do të bëjnë shkëmbimi e përvojave të ndryshme dhe vizitën e objekteve të ndryshme historiko-kulturore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat