Jashari: Me arkitektët e së ardhmes, studentët prezantojnë projekte urbanistike

Kosova

Jashari: Me arkitektët e së ardhmes, studentët prezantojnë projekte urbanistike

Nga: Z.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:29
Foto

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se disa student po bëjnë prezentimin e projekteve urbanistike, ngase, siç thotë ai, në mendjen e tyre të mprehët, e paraqesin Skenderajn atraktiv dhe modern, përcjell “Bota sot”.

Jashari përmes një postimi në Faccebook, ka shkruar se bashkë me arkitektët dhe profesionistët e komunës, i kemi vlerësuar punimet ideore të studentëve, dhe kemi identifikuar pikat më interesante që mund të realizohen në plane afatshkurta, gjithnjë në bazë të planit aktual urbanistik.

Postimi i plotë:

Me arkitektët e së ardhmes – studentët nga Universiteti UBT, në prezantimin e projekteve urbanistike, që me mendjen e tyre të mprehtë, paraqesin Skenderajn atraktiv dhe modern.

Së bashku me arkitektët dhe profesionistët e komunës, i kemi vlerësuar punimet ideore të studentëve, dhe kemi identifikuar pikat më interesante që mund të realizohen në plane afatshkurta, gjithnjë në bazë të planit aktual urbanistik.

Faleminderit, profesor Binak Beqaj, komisionit vlerësues të arkitektëve dhe studentëve të shkëlqyer që keni zgjedhur Komunën tonë, për të bashkëpunuar nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe projekteve zhvillimore të qytetit të Skenderajt!
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat