Bytyqi: Në takim me profesorin nga Universiteti i Tel Aviv-it - Bota Sot
Bytyqi: Në takim me profesorin nga Universiteti i Tel Aviv-it

Kosova

Bytyqi: Në takim me profesorin nga Universiteti i Tel Aviv-it

Nga: Z.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:00
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se është takuar me Prof. Dr. Arie Braunstein nga Universiteti i Tel Aviv-it në Izrael, I cili ka qëndruar në vizitë disa ditore në Departamentin e Sistemeve Elektroenergjetike të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, përcjell “Bota sot”.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, e ka mirëpritur këtë vizitë, duke rikujtuar se Kosova ka mungesë të kuadrove nga fusha e energjetikës, ku dhe shpreha gatishmërinë time për të ndërmarrë veprime për vendosje të bashkëpunimit në mes Universiteteve të Kosovës dhe Izraelit

Postimi i plotë:

Kam pritur sot në takim Prof. Dr. Arie Braunstein nga Universiteti i Tel Aviv-it në Izrael, i cili ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Departamentin e Sistemeve Elektroenergjetike të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.

E kam mirëpritur këtë vizitë, duke rikujtuar se Kosova ka mungesë të kuadrove nga fusha e energjetikës, ku dhe shpreha gatishmërinë time për të ndërmarrë veprime për vendosje të bashkëpunimit në mes Universiteteve të Kosovës dhe Izraelit, pasi energjetika parashihet që në të ardhmen të jetë fushë me interes të veçantë.

Gjithashtu, në fund të takimit theksova se, ekziston vullneti i Ministrisë së Arsimit për të ndërmarrë veprimet e duhura sa i përket avancimit të fushës së energjetikës.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...