UNDP dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e Punësimit

Kosova

UNDP dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e Punësimit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:25
Pamje nga takimi

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe komuna e Vushtrrisë nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi e cila fokusohet në  zbatimin e drejtpërdrejtë të masave aktive të tregut të punës specifikisht përmes praktikës në punë për të rinjtë me qëllim të ofrimit të mbështjetjes së vazhdueshme në përmirësimin e shërbimeve publike.

 Ky bashkëpunim i kontribuon përpjekjeve për të mbështetur punëkërkuesit e regjistruar në shërbimin publik të punësimit përmes masave aktive të tregut të punës si: Trajnim në Punë, Praktikë në Punë, Subvencionim në Pagë dhe Vetëpunësim në kuadër të “Programit Aktiv të Tregut të Punës 2” që synon aftësi pune dhe punësim për më së paku  60 të rinjë dhe të reja nga komuna e Vushtrrisë.

Marrëveshjen e nënshkruan Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe Z. Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat