Haziri përkujton Ilir Konushevcin: Sot e asaj dite, drejtësia nuk ka folur akoma dhe vrasësit janë të lirë

Kosova

Haziri përkujton Ilir Konushevcin: Sot e asaj dite, drejtësia nuk ka folur akoma dhe vrasësit janë të lirë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 21:40
Ilir Konushevci

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka përkujtuar sot heroin e Kosovës, gjeneral major, Ilir Konushevci.

Haziri shkroi se Konushevci u vra pabesisht 21 vite më parë e sot  e asaj dite drejtësia nuk ka folur akoma dhe vrasësit ende janë të lirë.

Postimi i plotë:

Ky burrë i madh i kombit, gjeneral Ilir Konushevci, u vra pabesisht, sot 21 vite më parë. Sot e asaj dite, drejtësia nuk ka folur akoma dhe vrasësit ende janë të lirë. #Drejtësi për gjeneral #Konushevcin dhe lavdi jetës dhe veprës së tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat