Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies heroike të Ilir Konushevcit ka thënë se, me krenari e kujtojmë dhe se, Iliri ishte i palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri, bashkë me shokët e tij.
Postimi i plotë:
“Sot me krenari kujtojmë, njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevcin. Iliri ishte i palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri, bashkë me shokët e tij të pandashëm, Zahirin, Luanin, Adrianin,Mujën e shumë dëshmorë të kombit. Vepra e Ilirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit.
DH