Agim Veliu me staf, shpenzojnë afër 20 mijë euro në thirrje telefonike

Kosova

Agim Veliu me staf, shpenzojnë afër 20 mijë euro në thirrje telefonike

Nga: Z.B Më: 9 maj 2019 Në ora: 20:23
Foto ilustruese

Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, Fitim Muçolli ka reaguar në lidhje me shpenzimet telefonike që i bënë kjo komunë, sipas tij,16 mijë euro janë shpenzuar vetëm në telefon gjatë vitit 2018, përcjell “Bota sot”.

Muçolli, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se udhëheqësit e llapjanëve duket se rrallë herë e kanë ndalur telefonin.

“Mbi 10 mijë euro ose saktësisht 10 mijë e 209 euro janë të regjistruara si shpenzime telefonike ndërsa 5 mijë e 562 euro si shpenzime të telefonisë mobile”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Veliu me staf nuk ndalin telefonat, shpenzojnë afër 20 mijë euro

16 mijë euro vetëm në telefon.

Kjo është shuma që Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe stafi i tij kanë shpenzuar gjatë vitit 2018 vetëm në telefonata.

Udhëheqësit e llapjanëve duket se rrallë herë e kanë ndalur telefonin. Mbi 10 mijë euro ose saktësisht 10 mijë e 209 euro janë të regjistruara si shpenzime telefonike ndërsa 5 mijë e 562 euro si shpenzime të telefonisë mobile.

Këto para janë taksa të qytetarëve të Llapit andaj do të duhet të shkonin në investime kapitale që do të bënin më të lehtë jetën e qytetarëve e jo në luksin e udhëheqësve të Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat