Thaçi: Rama u soll si burrështetas, nuk interferoi në dialog – në Beograd kërkoi njohjen e Kosovës

Kosova

Thaçi: Rama u soll si burrështetas, nuk interferoi në dialog – në Beograd kërkoi njohjen e Kosovës

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:16
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sonte në Opinion  është pyetur edhe për rolin e kryeministrit Edi Rama në dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi thotë se Rama ka mbështur institucionet e Kosovës, pa interferuar në vendime. Madje Thaçi e quan burrështetas Ramën.

”Ka qenë një rol shumë pozitiv i Ramës, konstruktiv, mbështetës, pa marrë anë. Ka qenë mbështetës i madh. Në spektrin politik, ka qenë sjellje e një burrështetasi pa tentuar të ndikojë në vendimet tona. Shkoi në Beograd e foli atë që askush se bëri deri tash, duke e theksuar qartë që ta njohë Kosovën. Rama nuk ka marrë pjesë në dialog, vec ka mbështet institucionet e Kosovës’’, ka thënë Thaçi.

Tutje ai thotë se ‘’pretendimi për me involvu Ramën në këtë proces, është e pasinqertë sepse gjithcka është e Kosovës.

Rama ka bërë atë që ka bërë, ka mbështetutur angazhimin e Kosovës në cdo proces’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat