Ndryshon moti, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Kosova

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat do të shoqërohen edhe me riga shiu.

Siç thuhet në njoftim, gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe me vranësira, të cilat ditën e premte vende –vende do të shoqërohen me riga shiu. Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales por nuk do të mbetet stabile dhe si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat