PDK: Komuna e Fushës Kosovës manipuloi me pronat e fshatit Miradi

Kosova

PDK: Komuna e Fushës Kosovës manipuloi me pronat e fshatit Miradi

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:02
Rrahim Ternava

(E plotësuar)-Dega e PDK-së në Fushë Kosovë thotë se kjo komunë ka grabitur 33 hektarë, pronë shoqërore të fshatit Miradi të Epërme dhe u ka ndarë qytetarëve të fshatrave përreth.

Kjo parti kërkon shkarkimin e menjëherësh të drejtorin e Urbanzimit, Abdullah Prebreza dhe paralajmëron masa.

Kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë, Rrahim Ternava thotë se që nga viti 2008, qytetarët kanë bërë padi në Gjykatën Themelore ndaj Komunës së Fushë Kosovës, ndërsa lënda është ende në gjykatë.

Ai kërkoi përshpejtim të procedurave me shpresën se do merret vendim i drejt.

Ternava: Dëmi i shkaktuar dyshohet të jetë mbi 5 milionë euro

“Parcela në fjalë është pronë e fshatit Miradi në të gjitha dokumentet kadastrale. Banorët kanë vendosur që të shtjerrin çdo mundësi ligjore lidhur më këtë çështje. PDK-ja, dega në Fushë Kosovë, konsideron se banorët e këtij fshati me vendim të kryetarët të komunës së kuvendit komunal janë privuar nga e drejta për shfrytëzimin e pronës së fshatit të tyre dhe dëmi i shkaktuar dyshohet të jetë mbi 5 milionë euro”, thotë ai.

Ai ka përmendur edhe arrestimin e dy zyrtarëve të komunës së Fushë Kosovës më 11 prill 2019, drejtorin e Urbanzimit, Abdullah Prebreza dhe zyrtaren Antigona Sadiku Konjusha, për dhënien e lejes së ndërtimit një objekti në Fushë Kosovë, në kundërshtim me kriteret e ndërtimit.

Thotë se përkundër kësaj në objekt kanë vazhduar punimet.

Ternava: Ka dhjetëra objekte që kanë marrë leje pa zbatuar kriteret

“Përkundër kësaj, qysh të nesërmen e arrestimit të këtyre zyrtarëve puna në objekt ka vazhduar pa u penguar nga askush, ndërsa për zyrtarin në fjalë nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore. Abdullah Prebreza në vazhdimësi ka shkelur ligjin dhe pozitën zyrtare, pasi janë me dhjetëra objekte që kanë marrë leje pa u zbatuar kriteret e ndërtimin”, tha Ternava.

Drejtpërdrejt nga konferenca e PDK-së në Fushë Kosovë

Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat