Mjeku nga Australia operon 30 fëmijë me probleme kirurgjike

Kosova

Mjeku nga Australia operon 30 fëmijë me probleme kirurgjike

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:32
Foto

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve po qëndron profesori Peaddy Dewan nga Australia, i cili në bashkëpunim me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, po kontrollon dhe operon fëmijë që kanë probleme të ndërlikuara kirurgjike.

Sipas një njoftimi nga QKU deri tani, ekipi i udhëhequr nga Prof. Dewan, ka operuar 30 fëmijë me komplikime shëndetësore, 30  të tjerë kanë kryer kontrolle mjekësore.

Dr. Dewan ka punuar nga vikendi i kaluar dhe do të punojë edhe këtë vikend, përderisa kjo është hera e dhjetë që ai vjen për të kontribuar për mjekimin e  fëmijëve në Kosovë.

Gjatë gjithë kohës në operacione kanë qenë edhe mjekët e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Për ta falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë në Kosovë, Dewan sot është pritur edhe nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.

Ai ka falënderuar profesorin  për kontributin e tij dhe ndihmesat që po jep, jo vetëm për të operuar dhe kontrolluar fëmijët, por edhe për trajnim të stafit të Klinikës së  Kirurgjisë Pediatrike.

Po ashtu, e falënderoi që falë punës së tij  është kursyer edhe buxheti, meqë fëmijët janë operuar në klinikë dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen jashtë vendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat