Prej sot gjitha produktet e rrezikshme Kosovë do të identifikohen

Kosova

Prej sot gjitha produktet e rrezikshme Kosovë do të identifikohen

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:02
Endrit Shala

Tash e tutje gjithë qytetarët e Kosovës do të jenë më të mbrojtur dhe më të sigurt në produktet dhe mallrat që ata përdorin.

Kjo pasi që nga sot u  lansua ueb-faqja për raportimin e produkteve të rrezikshme RAPEX Kosova e cila ka qëllim që t’i informojë konsumatorët se cilat produkte janë të dëmshme dhe jo adekuate për tregun kosovar. Ky sistem u bë në kuadër të Trupit Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut që e ka formuar Qeveria.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala u shpreh se me anë të kësaj ueb faqe do të mundësohet që konsumatorët në Kosovë të jenë më të sigurt në identifikimin e gjitha produkteve dhe se tregu do të përmirësohet.

Në kuadër të kësaj, Shala bëri  të ditur se mbi 16 mijë produkte kanë tërhequr nga tregu vetëm gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa, tha se me anë të kësaj do të identifikohen gjitha produktet që janë të pasigurta për të mos tregtuar në vendet tjera.

Shala: Me lansimin e kësaj faqe konsumatori ynë do të jenë më i mbrojtur

“Sistem ky që do të mundëson njoftimin më të shpejt për produktet që paraqesin rrezik serioz për konsumatorët e Republikës së Kosovës. Për mua prioritet mbi prioritete është mbrojtja e konsumatorit të Republikës së Kosovës dhe nga sot me lansimin e kësaj faqe konsumatori ynë do të jetë më i mbrojtur dhe më i sigurt në konsumin e produkteve që tregtohen në vendin tonë. Kjo faqe e internetit do të ndihmoj për të siguruar se publiku është i njoftuar për ekzistencën, përgjegjësit dhe identitetin e secilit autoritet kombëtar për mbikëqyrjen e tregut dhe si këtë rast qytetari do të kontaktoj secilin nga këto autoritete...ky sistem në një formë do të ndihmoj dhe autoritetet për mbikëqyrjen e tregut në vendet e regjionit. Siç janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, në identifikimin e produkteve që tregtohen në vendin tonë, do të thotë që disa produkte që janë tregtuar në vendin tonë dhe kanë rez ultuar që të jetë të pasigurta të njëjtat nuk mund të tregtohen në vendet e regjionit dhe as në vendet tjera”, tha ministri Shala.

Se kjo nismë ka qenë e domosdoshme e tha dhe shefi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Luigi Brusa, i cili u shpreh se me anë të kësaj ueb faqe përveç që do të përmbushet një aspekt i MSA-së, do t’i sigurohet qytetarëve një mbrojte për produktet dhe mallrat që ata mund t’i përdorin.

Kjo sipas tij, bën që të ketë më shumë informim për gjitha produktet dhe mallrat që hynë dhe janë në Kosovë.

Ai, mes tjerash tha se me anë të Rapex-it do të mbulohen disa produkte të rëndësishme që përdoren në jetën e përditshme.

Brusa: Këto janë përparësi pasi iu sigurohet qasje në informata qytetarëve

 “Shumë lehtë janë të qasshme, tani mund të keni qasje në informata, është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës, gjithashtu duke i falënderuar mbështetjes tonë teknike të kenë këtë lloj mbrojtje. Këto janë përparësi, nuk janë përparësi, për secilin qytetar ekziston një instrument i ri që garanton shëndetin e tyre kur përdorin mallra që vijnë nga vendet e ndryshme”, u shpreh, Brusa

Për udhëheqësin e trupit koordinues, njëherësh kryeinspektorin në Ministrinë e Tregtisë, Lulzim Syla me anë të kësaj ueb faqe do t’iu lehtësohet më shumë puna e tyre.

Kryeinspektori gjithashtu bëri të ditur se rregullorja dhe gjitha detajet tjera për secilin produkt do të publikohet në mesin e viti.

Syla: Rregullorja do të publikohet në gjysmën e dytë të këtij viti

“Rregullorja së bashku me detajet e inspektoratit kompetent për secilin grup të produkteve do të publikohet në faqen e grupit koordinues në gjysmën e dytë të këtij viti”, u shpreh ai.

Në këtë ueb faqe do të jenë gjitha produktet jo ushqimore, që përfshihet lojërat për fëmijë dhe shumë produkte tjera që shërbejnë për përdorime të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat