Halil Kastrati me projekt 2.3 milionë euro

Kosova

Halil Kastrati me projekt 2.3 milionë euro

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:05
Halil Kastrati

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të fillojë ndërtimi i shtëpisë së të moshuarve në Suharekë.

Kastrati nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se ka nënshkruar kontratën me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për shfrytëzimin e tokës në fshatin Gjinoc, ku do të bëhet ndërtimi i shtëpisë.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se ky projekt do të kushtojë 2.3 milion euro.

Shkrimi i plotë:

“SUPER PROJEKTI MADHËSHTOR NGA JETIMAT E BALLKANIT

Jemi të lumtur aq sa edhe fjalët nuk mund ta përshkruajnë gjithë emocionin.

Shumë vite afër popullit me popullin për popullin.

Zoti fuqiplotë na dha forcë dhe nuk u ndalëm asnjëherë në shumë sfida që i patëm , por bashkë i tejkaluam.

Lajmi më i gëzueshëm për ju dhe për ne në këtë muaj të bekuar të Ramazanit është se po fillon ndërtimi i shtëpisë së të moshuarave. Objekti do ti ketë 12.435 m2 dhe do të kushton 2.3 Milion Euro.

Ne sot nënshkruam kontratë me kryetarin e komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj për shfrytëzimin e parcelës e cila është në fshatin Gjinoc dhe është parapare kjo parcelë për strehimore të të moshuarave

Ashtu siç kemi mundur ti bëjmë mbi 400 familje me strehim edhe në këtë projekt gjigant jeni ju ata që e bëni të mundur realizimin e kësaj shtëpie më se të nevojshme në vendin tonë

Ne ju ftojmë më datë 31.05.2019 në iftarin që do të shtrohet në vendin ku do të ndërtohet ky objekt dhe aty do të fillon puna e kësaj kryevepre të shoqatës tonë.

Së shpejti me anë të videos do të dalim me informata më të hollësishme.

Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat