Mirënjohje për Hil dhe Lekë Përlleshi, për kontributin e dhënë arsimit shqip

Kosova

Mirënjohje për Hil dhe Lekë Përlleshi, për kontributin e dhënë arsimit shqip

Nga: Mikel Gojani Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:53
Ceremonia

Sot, në një solemnitet rasti, shkolla fillore e mesme e ultë “Atë Gjergj Fishta”, në Jagodë të Klinës ka nderuar me mirënjohje vëllezërit humanistë, veprimtarë dhe atdhetarë, me origjinë nga ky fshat, të cilët jetojnë në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, Leke dhe Hil Përlleshin, për kontributin e dhënë para dhe pas luftës për  shkollën e vendlindjes  së tyre, arsimin shqipe dhe atdheut përgjithësisht. Vëllezërit, Hil dhe Lekë Përlleshi, janë pinjoj të familjes Përlleshi, një familje me tradita atdhetare dhe nacionaliste, janë bijë të burrit të nderuar dhe burrit të nderuar dhe urtakut të Lugut të Drinit, atdhetarit, Pren Përlleshi dhe nipa të luftëtarit të denjë për lirinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar, Ndue Përlleshi,

Në këtë ceremoni, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, drejtori i Drejtorisë për Arsim, prof. Arben Limani dhe  bashkëpunëtorë të tjerë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj,  ka vlerësuar lartë kontributin e familjes Përlleshi, të cilët për idealizmin dhe humanizmin e dhënë në etapa të caktuara kur vendlindja dhe atdheu i tyre kanë pasur nevojë gjithherë i janë përgjigjur dhe kanë kontribuar denjësisht.

Kryetari Elezaj, një mirënjohje të veçantë shprehur për profesorin shumëvjeçar të gjimnazit “Luigj Gurakuqi”, mësimdhënësit dhe ish-drejtorit të shkollës “Atë Gjergj Fishta, profesor Lekë Përlleshi, kontributi i të cilit është i madh, sidomos  gjatë viteve të ’90-ta kur mbijetesa dhe mbrojta e shkronjave shqipe dhe të arsimit shqip dhe qenies kombëtare bënte jetën shqiptare.

“Edhe profesor Lekës dhe gjithë pishtarëve të tjerë të arsimit të cilën u gjenden në ato vite të stuhishme në ballë të mbrojtjes së shkollës shqipe, populli gjithherë do t’u jetë mirënjohës dhe nga ky popull do të gëzojnë respektin e përhershëm, theksoi kryetari Elezaj, i cili ne vijim u shpreh se institucionet komunale do të vazhdojnë me projekte që ndikojnë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, me qëllim që të krijohet një ambient i përshtatshëm për mësimnxënie, theksoi ndër të tjera kryetari Elezaj. Ndërkaq, drejtori i kësaj shkolle, prof. Dodë Grbanica, në fjalën e tij, theksoi Me lejoni që  t’ju përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhje në këtë eveniment tonin, që sot kemi organizuar sot,   si shprehje e respektit dhe mirënjohjes për dy bashkëvendësit dhe bashkëqytetarët tanë, veprimtarë dhe humanistë të shquar, Hil dhe Lekë Përlleshi, të cilët jetojnë dhe veprojnë në  Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, për kontributin e dhënë  shkollës sonë nëpër etapa të ndryshme kohore. Pjesëmarrja e  vëllezërve, Hil dhe Lekë Përlleshi, sot këtu mes nesh, me prezencën e tyre  kanë nderuar nxënësit tanë, mësimdhënësit tanë, gjithë shkollën dhe fshatin tonë të Jagodës, të cilëve njëherësh ju jemi tepër mirënjohës. 
Hil dhe Lekë Përlleshi, vijnë si pinjoj nga familja nacionaliste dhe atdhetare, Përlleshi, e Jagodës, bijë të burrit të njohur e të nderuar të kësaj ane dhe atdhetarit të shquar, Pren Përlleshi dhe  trashëgues të familjes së  nacionalistit dhe luftëtarit të denjë dhe të paepur për lirinë e Kosovës dhe  bashkimin kombëtar, Ndue Përlleshi, me këta emra të këtyre bijve dhe me këtë familje sot krenohet i tërë  fshati, krenohet Lugu i Drini, krenohet Kosova!  
Profili jetësor, i angazhimit dhe i veprimtarisë së  vëllezërve  Përlleshi, Hil dhe Lekë Përlleshi, është shumë i rëndësishëm dhe tepër dimensional  në shumë fusha të jetës. 
Të prezantosh portretin e profesor Lekë Përlleshit, do të thotë të kesh  shumë motivacione  dhe arsye.   Profesor, Lekë Përlleshi, një personalitet, i cili gjatë rrugës së tij jetësor ka lënë gjurmë të thella, sidomos në fushën e arsimit dhe të edukimit shqip. Fillet e veprimtarisë së tij në fushën e arsimit dhe të edukimit shqip janë të hershme dhe reflektojnë rezultate inkurajuese.  Si profesor i gjuhës angleze (ka të kryer Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës dhe letërsisë angleze në Prishtinë),  ka filluar në vitin 1976 në  shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, po ashtu për shumë vite ka punuar si profesor i gjuhës  angleze në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, gjatë viteve kur regjimi serb mbylli portat e kësaj shkolle dhe  nxënësit e mësimdhënësit shqiptarë i largoi nga objekti i tyre shkollor, profesor  Leka ishte i angazhuar në  Punktin e Zllakuqanit, njëherësh punonte edhe në shkollën fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan.
Gjatë viteve  1992 deri  në vitin 1998 është emëruar drejtor i shkollës së Jagodës dhe gjatë këtyre viteve  kësaj vatre të dijes dhe diturisë  shkollës, të cilës  i ishte instaluar drejtoria e dhunshme serbe, profesor leka, si drejtor shkolle në koordinim me organet e arsimit të Komunës dhe të Republikës së Kosovës, ka arritur që ish-emrin e kësaj  nga “Petar Petroviq  Njegosh”, në emrin e  fratit dhe të rilindësit të shquar, të Homerit shqiptar,  “Atë  Gjergj Fishta”, të cilin emër edhe sot e mban me krenari.

Nxënësit dhe kolektivi i shkollës, profesor Lekës,  i është mirënjohës për  gjithë punën dhe angazhimin që ka zhvilluar në ruajtjen e mbijetesës së kësaj çerdhe të diturisë dhe ngritjen e nivelit të saj në procesin  edukativo-mësimor dhe  veprimtaritë tjera  shkollore dhe  jashtëmësimore, si pjesë përbërëse të  mësimit dhe edukimit shqip, gjithmonë duke e kuptuar maksimën se  “vetëm të mësuarit mund të na shpjer përpara!” është shprehur ndër të tjera drejtori Grabanica.

Me një fjalë falënderuese, nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë të pranishmëve iu drejtuar ish-drejtori i kësaj shkolle, veprimtari dhe humanisti, prof. Lekë Përlleshi, i cili iu uroj suksese dhe mbarësi në rrugën e dijes dhe gjithë aspektet e jetës.

Një pjesë e këtij aktiviteti ishte konceptuar me një program kulturo-artistik përgatitur nga nxënësit e shkollës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat