Studentët dëshmojnë vetën në rastet urgjente

Kosova

Studentët dëshmojnë vetën në rastet urgjente

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:35
Studentët dëshmojnë vetën në rastet urgjente

Kolegji Heimerer në Prishtinë ka shënuar Javën e Infermierisë me një aktivitet simulues të një situate të jashtëzakonshme, ku studentët kanë dëshmuar reagimin e tyre në raste urgjente, si infermierë.

Me një zjarr të improvizuar, të shkaktuar nga vet studentët, ata kanë filluar aktivitetin e tyre, duke bërë pastaj evakuimin e të gjithë stafit nga objekti, duke thirru pastaj zjarrfikësit, Urgjencën dhe Policinë e Kosovës.

Në këtë mënyrë, studentët absolventë të infermierisë, kanë vënë në praktikë lëndën “Urgjencat në shëndetësi”, për të parë aftësitë e tyre në raste të tilla.

Profesori Bernard Tahirbegolli tha se kanë pas për qëllim të shprehin rolin e infermiererit në kujdesin shëndetësor.

Tahirbegolli: Po e shënojmë javën e infermierisë

“Në kuadër të javës, jemi duke e shënuar me një aktivitet simbolik për me shpreh, në pah, rolin e infermierit në kujdesin shëndetësor. Sot e patëm një simulim të një ushtrimi ku kemi evakuar gjithë ndërtesën e kolegjit Heimerer me mësimdhënëses me të gjithë, dhe studentët e vitit të tretë të infermierisë të cilët pas tre muaj diplomojnë janë infermierët e ardhshëm që kanë me shërbyer në institucione me përjetuar nga afër një situatë urgjente ku ka shumë të lënduar, ku ka nevojë për triazhim, ka nevojë për udhëheqje dhe jam munduar studentëve të u japim detyra që secili me përjetuar atë përgjegjësinë si kish me menaxhuar një situatë të tillë”, tha ai.

Ai pranoi se ishte mjaft sfidues krejt ky aktivitet, por që sipas tij ka treguar sukses.

Tahirbegolli: Ishte sfiduese por ia dolëm me sukses

“Studentët e infermierisë këtë semestër kanë pas një modul, përkatësisht një lëndë ku i kanë ndjekur urgjencat në shëndetësi dhe aty kanë marrë mësimin teorik dhe tani e kanë përjetuar edhe pjesën praktike vet si është me menaxhuar një turme të madhe siç ishte sot rasti me studentët e kolegjit Heimerer... ishte pak sfiduese por mendoj një punë ekipor ka kaluar me sukses”, tha ai.

Ai tha se studentët tashmë i dinë detyrat dhe dinë të reagojnë në raste të tilla.

Studenti i vitit të tretë, Fitim Idrizi tha se e kanë provuar vetën sa janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët.

Idrizi: Kemi provuar sa jemi të gatshëm të ndihmojmë të tjerët

“Ne një ditë së bashku kemi vendosë të bëjmë një organizim të tillë të provojmë edhe aftësitë tona sa jemi të gatshëm për të ndihmuar të tjerët”, tha ai.

Anilë Mustafa, absolevente në degën e infermierisë tregoi se kanë bërë mjaft prova që të arrijnë organizimin e sotëm.

Mustafa:  Kemi bërë prova për këtë organizim

“Kemi bërë prova  gjatë tërë javës dhe kemi qenë të përgatitur edhe me Policinë e Kosovës, me zjarrfikës dhe ndihmën urgjente, ju falënderoj edhe tre shërbimet që erdhën në kohë. Pacientët dolën shumë mirë, i falënderoj edhe pacientët dhe kolegët që kanë qenë të gatshëm për këtë organizim”, tha ajo.

Ndërsa Rina Reçica tha se tani janë më të motivuar për punën e ardhshme të tyre.

Reçica: Jemi përgatitur për raste të tilla

“Është me lehtë për neve sepse kemi mbajt praktika në kuadër të kolegjit, të shumta, për atë arsye jemi të përgatitur për raste të tilla prandaj mendoj që ka qenë shumë e lehtë dhe e drejtë që të jemi më të motivuar për rastet emergjente që ndodhin”, tha ajo.

Pjesë e organizimit ishin zjarrfikësit, Urgjenca dhe Policia e Kosovës.

Aktiviteti ishte vazhdimësi e organizimeve që po shënojnë Javën e Infermierisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat