Labinot Tahiri mbledhë të holla për vogëlushen që të ecë përsëri

Kosova

Labinot Tahiri mbledhë të holla për vogëlushen që të ecë përsëri

Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:20
Labinot Tahiri

Habibja 15 vjeçare ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo e ka të pamundur të ecë përsëri nëse nuk sigurohen të ardhura materiale për operacionin e radhës. Habibja ka pasur 4 operacione deri më tash, dhe operacioni i pestë me radhë i cili i mundëson kësaj vajze të ecë përsëri kushton rreth 10 mijë euro.

Deputeti i grupit parlamentar të AAK-së – Labinot Tahiri, ka marrë iniciativën për t’i mbledhë të hollat për këtë operacion në mënyrë që Habibja të ecë përsëri. Labi synon që të mblidhen 12 mijë euro nga njerëz të vullnetit të mirë sepse pas operacionit Habibja duhet të rehabilitohet në banjë.

Më poshtë gjeni videon e Deputetit ku bën thirrje për të mbledhur të hollat e nevojshme për operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat