PDK në Prishtinë mban nesër Kuvendin zgjedhor

Kosova

PDK në Prishtinë mban nesër Kuvendin zgjedhor

Më: 11 maj 2019 Në ora: 20:41
PDK në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër Kuvendin zgjedhor në Prishtinë, ku edhe do të zgjidhet kryetari i ri i degës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo parti.

“Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e diel), mban Kuvendin zgjedhor të Degës në Prishtinë, ku do të zgjedhet kryetari i ri i Degës dhe Këshilli Drejtues”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, garës për të parin e PDK-së në Prishtinë i ka hyrë edhe ministri i Shëndetësisë, njëherit nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat