Zeka: Nuk na ka mbetur tjetër, veç edhe synetitë t’i bëjmë festa shtetërore

Kosova

Zeka: Nuk na ka mbetur tjetër, veç edhe synetitë t’i bëjmë festa shtetërore

Nga: Z.B Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:02
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate dhe anëtari i Komisionit për Integrim Evropian, Milaim Zeka, në një prononcim për “Bota sot”, tha se Dita e Evropës është turp për Kosovën dhe se kjo ditë nuk duhet të festohet.

“Nuk na ka mbetur tjetër, veç edhe synetitë t’i bëjmë festa shtetërore. Unë jam pro asaj që në Kosovë të bëhet një ditë feste për dëshmorët, Dita e Lirisë, që duhet të vendoset 12 Qershori, kur ka hyrë NATO-ja në Kosovë”, u shpreh ai.

Zeka përfundoi se festat e tjera nuk janë të rëndësishme, si dhe, sipas tij, festa të tilla si Dita e Evropës, duhet të largohen nga kalendari i festave shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat