Ariu problematik: Vjen eksperti nga Kroacia, jep fjalën përfundimtare se a duhet të vritet

Kosova

Ariu problematik: Vjen eksperti nga Kroacia, jep fjalën përfundimtare se a duhet të vritet

Më: 12 maj 2019 Në ora: 21:22
Ariu

Menagjmenti i pyllit të arinjve në Prishtinë kanë ftuar një ekspert nga Kroacia që të jap fjalën e fundit në lidhje me ariun e famshëm të Prizrenit.

Është ftuar një ekspert kroat për t’u marrë me çështjen e ariut problematik në rajonin e Prizrenit, pasi për të njëjtën kafshë Agjencia Pyjore e Kosovës kërkuan që të vritej.

E kundër vrasjes së tij janë deklaruar edhe ekspert kosovar të gjuetisë dhe shoqëria civile.

Fjala e tij  pritet të jetë vendimtare sa i përket polemikave rreth çështjes se a duhet vrarë apo jo ariu i murrmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat