Me veturë zyrtare në muzikë “live” në 2 të natës

Kosova

Me veturë zyrtare në muzikë “live” në 2 të natës

Më: 12 maj 2019 Në ora: 22:33

Keqpërdorimi i veturave zyrtare është një dukuri që ndodh tash e një kohë të gjatë.

Janë të shpeshta rastet kur me vetura të shtetit shkohet në pushime, ahengje familjare, bëhet pazar apo edhe në ndonjë ngjarje tjetër.

Edhe pse kryeministri aktual Ramush Haradinaj kishte deklaruar se kanë nisur ndëshkimin e personave që po keqpërdorin dhe përdorin veturat për çështje private, ky “kërcënim” fare nuk po i frikëson zyrtarë të ndryshëm.

Së fundmi “kamenicapress” raporton se si një veturë zyrtare me targa 3Z – 201 – 18 në orët e mbrëmjes ta ketë parë të parkuar tek një kafe e rakisë,

Në videon që ka publikuar një person dëgjohet duke thënë “3 Z muzikë në dy të natës”.

Ditë më parë u raportuar dhe një skandal me veturë zyrtare, ku një qift shprehin epshet e tyre seksuale në veturën e shtetit në një fshat të Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat