Sa është legjitime vizita e vetëm tre liderëve nga Presheva e Bujanoca në SHBA pa Medvegjën, pa Shqiperim Arifin, pa Sami Salihun dhe pa faktorin ushtarak

Kosova

Sa është legjitime vizita e vetëm tre liderëve nga Presheva e Bujanoca në SHBA pa Medvegjën, pa Shqiperim Arifin, pa Sami Salihun dhe pa faktorin ushtarak

Më: 13 maj 2019 Në ora: 06:08
Arkiv

Ishte agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” e cila e dha lajmin e para, më pas edhe ne mediat tjera shqiptare dhe serbe, për viziten e tre liderëve (Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa) nga Presheva dhe Bujanoca ne SHBA.

Delegaconi nga Presheva ne SHBA, në vizite zyrtare, private apo ekskursion?…

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ata do të zhvillohen takime të rëndësishme me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë.

Njëkohësisht, gjatë qëndrimit në SHBA, Delegacioni nga Lugina e Preshevës në të cilin merr pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, do të takojë edhe përfaqësuesit e Komisioneve për të Drejtat e njeriut, Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan dhe me ish Kongresistë e Senatorë Amerikan.

Nese shikojme emrat e delegaconit prej tre anetaresh te cilet udhëtojne per SHBA nuk te mbush syrin dhe nuk mund te quhen përfaqesues nga Lugina kur aty mungon faktori kyq apo perfaqesuesit legjitim nga Lugian e Presheves. Madje ky delegacion mud te quhet gjysmak per shkak mungesës së perfaqesuesve te shqiptareve nga Medvegja, kur dihet se delegacioni ne fjale, madje as delegacionet kosovare, sun i bejne dy “llulla” dhe asnje dere ne Steit Departamentin Amerikan s’mund te hapin pa Jim Xhemen e Medvgjës!

Do perkujtuar se Lugina e Presheves nuk ka vetem tre lidere, por se paku 10 sish. Prandaj, shtrohet pyetja sa do te jet legjitim vizita e vetem tre liderëve nga Presheva e Bujanoca ne SHBA pa Medvegjën, pa Shqiperim Arifin, kryetar i Preshevës, pa Sami Salihun, kryetar i Kuvendit te Preshevës, pastaj pa Ramgi Mustafa i Bujanocit nga KKSH si dhe pa faktorin ushtarak të ish-UCPMB-së?  Sigurisht se kjo vizite per t’mos thëne private, nuk do te jet legjitime perderisa ne perberje te delegacionit mungon faktori kyq shqiptare nga Lugina. Kur lideret e Lugines se Preshves nuk jane unik, nuk jane bashke, atëhere si mud ta bashkojne Luginen me Koovën?!,  ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe realizimi i takimeve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së do të jetë mundësi e mirë e diskutimit për Luginën e Preshevës, situatën politike dhe ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Ndryshe edhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka shkruar se “paska marre ftesë zyrtare nga kongresistë e ish kongresistë Amerikan” qe të udhëtoj për vizitë zyrtare në SHBA. Normalisht lideret sa here qe pranojne ftesa nga Prishtina apo Tirana qofshin ato edhe per syneti, i publikojne ne fb e tyre, por kesaj radhe mungojnë ato nga te miqve tane amerikan..

Mesohet se lideret do të qëndroj ne SHBA për një vizitë 7 ditore, me shume se bijat tona n’tpanë. Dhe verete shtrohet pyetja se delegacioni nga Presheva shkon ne SHBA, në vizite zyrtare, private, ekskursion apo izaret diasporen dhe familajret e tyre? Pra,  mbetet që te shifet pak dite para Bajramit, kur te kthehrn ata. Deri atëhere te presim, me shprese qe te behet dicka ne pozitive favor te Lugines se Preshevës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat