Nga Korisha kërkohet drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Kosova

Nga Korisha kërkohet drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 11:43
Pamje nga homazhet

(E plotësuar) - Në Korishë të Prizrenit sot janë kujtuar 77 martirët e rënë të këtij fshati me rrethinë të cilët u goditën gabimisht nga forcat e NATO-s, të cilat për qëllim kishin bombardimin e forcave serbe.

Për këta dëshmorë dhe për të gjithë të tjerët që ranë për lirinë e Kosovë u kërkua drejtësi derisa familjarët thanë se janë kategorikisht kundër pajtimit më Serbinë pa pranuar krimet serbe në Kosovë dhe pa i kthyer trupat e të pagjeturve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Korisha dhe Kabashi janë treva të rezistencës dhe heroizmit dhe bastion i fuqishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i shtetit tha se martirët e këtij fshati dhe gjithë dëshmorët janë produkt i drejtpërdrejt i dhunës sistematike dhe gjenocidit të shteti serb.

Thaçi teksa tha se e mirëpret vendimin për nxjerrjen e një rezolute e cila kërkon drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë, kërkoi nga të gjithë instancat ndërkombëtare që më në fund të vihet drejtësi.

Image

Thaçi: Edhe martirët në Korishtë janë produkt i dhunës sistematike të Serbisë

“Edhe martirët në Korishë e dëshmorët janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë, fëmijë e pleq, civilë shqiptarë u vranë në rrethana që i imponoi shteti i Serbisë, në rrethana qe i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre nga oborret e tyre. Edhe kjo masakër dhe martirët në Korishë janë direkt viktima të gjenocidit të shtetit të Serbisë, të spatrimit etnik nga Serbia. Unë ndihem mirë që më në fund Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur të gjithë të bashkuar që të lëvizin me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve të tjera pasuese që qartë e dënon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë dhe kërkon nga të gjitha instancat ndërkombëtare që në fund të vihet drejtësia”, tha Thaçi.

 Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se si nëpër shumë masakra edhe në këtë të Korishës forcat serbe përdorën popullatën civile për të shkaktuar dhembje. Haskuka foli edhe gjendjen e memorialit të këtyre 77 martirëve për çka u zotua se gjithçka do të rregullohet brenda vitit të ardhshëm.

Haskuka: Vitin e ardhshëm do të rregullojmë gjendjen e memorialit të martirëve dhe dëshmorëve

"Besoj që në vitin e ardhshëm do të kemi rregullimin e gjendjes së memorialit të martirëve por edhe të varrezave të dëshmorëve. Këto memoriale duhet të përkujtojnë të gjithë ata nga jashtë që shtetësia e Kosovës është dhënë nga jashtë, shtetësia e Kosovës që nga vitit 1912 është kërkuar....pasi masakrat e mëparshme nuk kemi mundur me i interpretua mirë dhe nuk kemi mundur me i tregua mirë së paku këto tragjeditë e fundit duhet ti shpjegojmë shumë mirë", tha ai.

Ish komandanti i Batalionit të Kabashit, Lulëzim Kabashi tha se pranvera e përgjakshme e vitit 1999 tregoi se epliogu i luftës për liri ishte afër. Sipas tij 13 maji i vitit 1999 vuri në pah ligësinë e politikës së Millosheviqit dhe Sheshelit e cila po ndiqet edhe sot nga udhëheqësit serbë.

Kabashi: Politika e Millosheviqit dhe Sheshelit po ndiqet edhe sot nga udhëheqësit serbë

"13 maji i vitit 1999 vuri në pah edhe njëherë ligësinë skenarët e ndyra dhe qyqarllëkun e ushtrisë serbe dhe makinerisë ushtarake dhe propagandistike të politikës së Millosheviqit dhe Sheshit që sot e asaj dite vazhdon udhëheqjen me Serbinë me mendësinë dhe e vitit 1999. Skenari i zi serb i vuri në lajthitje forcat e ajrorë të NATO-s duke manovruar me zhvendosjen e makinerisë serbe dhe vendosjen e personave të pafajshëm e cila kishte vendosur të largohej për në Shqipëri", tha ai.

Në emër të Këshillit Organizativ foli, Rexhë Uka i cili tha se sot po kujtojnë njerëzit të cilët në mënyrë  tinzare u përdorën nga forcat serbe, për të rënë më pas për lirinë e vendit.

Uka: Kjo datë të mbushë me dhembje dhe pikëllim

"Kjo datë të mbushë me dhembje dhe pikëllim, duke kujtuar këtë datë të përgjakshme të kësaj ane nga sulmet e aleates sonë që ishin krejtësisht humane, të drejta dhe ishin parandaluese dhe pjesë e luftës së shqiptarëve për liri. Në këtë datë gabimisht sulmet e NATO-së goditën njerëzit që ishin të rrethuar dhe mbaheshin rob nga forcat serbe", tha ai.

Në këtë tubim përkujtimor familjarët e 77 martirëve të Korishës kërkuan që para drejtësisë të vihen të gjithë ata që kryen krimet gjatë luftës në Kosovë.

Në emër të familjarëve foli, Hasan Ahmetaj i cili tha se me dhimbje të madhe i kujtojnë më të dashuritë e tyre. Ai tha se institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi të kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë ata që kryen krime ndaj çdo shqiptari të pafajshëm.

Ahmetaj: I themi jo pajtimit me Serbinë pa dorëzimin e të pagjeturve

"Kërkojmë drejtësi për të gjitha krimet e luftës dhe i themi jo pajtimit me Serbinë pa dorëzimin e të pagjeturve pa kërkuar falje dhe pa pranuar krimet dhe dëmet që i kanë bërë në trojet tona. Askush nuk guxon t'i harroj krimet e bëra në këtë vend dhe nuk do të heshtim... Ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia të shkoj në vend e të ndëshkohen autorët që ende lëvizin lirshëm. Institucionet ton janë përgjegjëse për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e çdo shqiptari të pafajshëm", tha ai.

13 maji i vitit 1999 shënon datën kur gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe disa banorë të Korishës duke përfshirë gra, fëmijë, burra, pleq humbën jetën gabimisht pasi që forcat serbe i përdorën ata si mburojë të gjallë kundër sulmeve të NATO-s.

***

Në 20-vjetorin e rënies së 77 martirëve të Korishës u kërkua drejtësi për të gjitha krimet në Kosovë të kryera nga shteti serb.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndihet mirë që Kuvendi i Kosovës ka iniciuar rezolutën që kërkon dënimin e gjenocidit serb.

“Kur je në Korishë, Kabash e rrethinë ndihesh i nderuar që je në një trevë të rezistencës, sakrificës, heroizmit dhe të një bastioni të fuqishëm të UÇK-së. Sot kujtojmë me pietetin më të lartë, respektin më të lartë dhe nderimin më të lartë shtetëror të gjithë martirët e Korishës më rrethinë që ranë para 20 vjetësh. Edhe martirët në Korishë e dëshmorët janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë, fëmijë e pleq, civilë shqiptarë u vranë në rrethana që i imponoi shteti i Serbisë, në rrethana qe i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre nga oborret e tyre. Edhe kjo masakër dhe martirët në Korishë janë direkt viktima të gjenocidit të shtetit të Serbisë, të spastrimit etnik nga Serbia. Unë ndihem mirë që më në fund Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur të gjithë të bashkuar që të lëvizin me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve të tjera pas uese që qartë e dënon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë dhe kërkon nga të gjitha instancat ndërkombëtare që në fund të vihet drejtësia”, tha ai.

Në emër të familjarëve të martirëve foli Hasan Ahmetaj, i cili tha se 13 maji ishte natë e kobshme dhe gjithmonë do të mbetet e tillë.

"Kërkojmë drejtësi për të gjitha krimet e luftës dhe i themi jo pajtimit me Serbinë pa dorëzuar trupat e të zhdukurve dhe pa u dënuar. Ne nuk do ndalemi derisa institucionet tona të kërkojnë përgjegjësi për çdo të vrarë të pafajshëm", tha ai.

Në emër të Këshillit Organizativ foli Rexhë Ukaj, i cili tha se edhe në këtë 20-vjetor ndjenjë dhimbje që humbën 77 më të dashuritë e tyre, ndërsa kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka premtoi se së shpejti kompleksi memorial ku prehen ata do të marrë pamjen që e meriton. 

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat