Matoshi kërkon angazhim më të madh nga Kompanitë Regjionale të Mbeturinave

Kosova

Matoshi kërkon angazhim më të madh nga Kompanitë Regjionale të Mbeturinave

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:58
Matoshi dhe anëtarët e Pamkos-it

Ministra e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Fatmir Matoshi, është takuar me anëtarët e Pamkos-it, Asociacion i Kompanive Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës në kuadër të së cilës hyjnë KRM “ Pastrimi”- Prishtinë, KRM “Ambienti”- Pejë, KRM “ Ekoregjioni”- Prizren, KRM “ Çabrati”- Gjakovë, KRM “Ecohigjiena”- Gjilan, KRM “Pastërtia”- Ferizaj dhe KRM “Uniteti” – Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi, Matoshi dhe anëtarët e Pamkos-it, kanë diskutuar për sfidat që kanë kompanitë regjionale të mbeturinat si ato teknike ashtu edhe ligjore, dhe zgjedhjen e tyre përmes institucioneve të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ministri Matoshi ofroi mbështetje për këto kompani aksionare, duke i vlerësuar si partnerët kryesor të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“ Kompanitë që ju drejtoni janë të rëndësishme për ministrinë që e drejtoj dhe vendin tonë. E di që keni sfida dhe bashkërisht do të mundohemi që t’i tejkalojmë. Për t’i kaluar këto sfida, unë propozoj ta bëjmë një grup punues të përbashkët dhe t’i hedhim në letër gjitha kërkesat tuaja”, tha ministri Matoshi.

I pari i MMPH-së, po ashtu kërkoi nga përfaqësuesit e Kompanive Regjionale të Mbeturinave që t’i evidentojnë dhe raportojnë keqpërdoruesit e mjedisit si dhe të shikohet mundësia përmes komunave që  përfaqësuesit e tyre të kenë të drejtë të japin gjoba mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende të palejuara.

Ministri Matoshi, tregoi për veprimet që janë ndërmarrë në menaxhimin e mbeturinave nga MMPH-ja.

“ Ne e kemi pasur aksionin ‘Ta pastrojmë Kosovën’, i cili aksion ka pasur qëllim që të arrihet një vetëdijesim tek qytetarëve për hedhje të mbeturinave në vende të palejueshme dhe besoj që ja kemi arritur. Si ministri e kemi një grand prej 7 milion euro, ku 3.5 janë nga MMPH-ja dhe 3.5 nga GIZ-i Gjerman për menaxhim të mbeturinave.  Po ashtu tash së fundmi kemi ndarë kontejner për komuna. Kemi pasur po ashtu edhe një grant nga JICA Japoneze për shpërndarje të kamionëve”, tregoi ministri Matoshi.

Ndër tjerash ministri Matoshi tregoi se MMPH-ja është në proces të procedurave ligjore të Strategjisë për Menaxhim të Mbeturina si dhe ka miratuar Udhëzimin për Gjoba Mandatore që do t’i kontribuoj një mjedisi pa mbeturina.

Ndërsa anëtarët e Pamkos-it, gjatë këtij takimi kanë treguar për sfidat që hasin Kompanitë Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës, duke filluar borxhet e akumuluara, mungesa e pajisjeve të reja për grumbullim të mbeturinave, kamata e ndëshkimit nga ATK-ja, deponitë ilegale dhe sfidat në menaxhimin e mbeturinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat