Policia e Kosovës: 2128 shoferëve u është ndaluar vozitja

Kosova

Policia e Kosovës: 2128 shoferëve u është ndaluar vozitja

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:48
Foto

Policia e Kosovës nëpërmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se u është ndaluar vozitja 2128 personave.

Policia ka treguar se gjatë muajve janar–prill 2019 i kanë ndaluar drejtimin e mjeteve motorike 2128 shoferëve si dhe 5076 shoferëve të tjerë iu kanë vendosur pikë negative.

Ajo thotë se këtë e kanë bërë për qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik rrugor si dhe uljen e aksidenteve, transmeton koha.net.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat në trafikun rrugor sepse “në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shofer” thonë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat