Ministri Bytyqi i shpreh ngushëllim familjes së mësueses Preteni

Kosova

Ministri Bytyqi i shpreh ngushëllim familjes së mësueses Preteni

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:24
Lindita Preteni

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të mësueses Lindita Preteni, e cila është ndarë nga jeta në moshën e re.

Ministri Bytyqi ka shkruar në Facebook se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re të mësueses Lindita Preteni, e cila punonte në shkollën “Fazli Grajqevci” në Mitrovicë.

“Mësuese Lindita, sapo kishte nisur të japë kontributin e saj me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja, prandaj kjo e shton dhembjen tonë dhe është një humbje e madhe për shkollën ku punonte, komunën dhe arsimin në përgjithësi. Prandaj, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj”, ka shkruar ai.

Lindita Preteni ishe 24 vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë thënë se vdekja e saj erdhi papritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat