Kryeministri Ramush Haradinaj,edhe njjëherë iu premtoi vitiasve kyqjen në autostradën “Arbër Xhaferi””

Kosova

Kryeministri Ramush Haradinaj,edhe njjëherë iu premtoi vitiasve kyqjen në autostradën “Arbër Xhaferi””

Nga: Aziz Zuka Më: 13 maj 2019 Në ora: 19:32
Pamje nga vizita e kryeministrit Haradinaj në Viti

Gjatë qëndimit në  Viti,sot në orët e pasditës Haradinaj  është takuar me strukturat e AAK-së të Vitisë. Në këtë takim  librezat partiake të AAK-së u janë ndarë 200 anëtarëve të rinj të cilët kanë aderuar në këtë subject politikë I cili dita me ditë po e rritë numrin e aderuesve të saj e në mesin e të aderuarve ishte edhe Baton Haxhiu nga Vitia

Para të tubuarve që ishin në numër mjaftë të madh, Kryetari i AAK Ramush Haradinaj  dhe Kryemministër I Kosovës, duke folur për proceset politike nacionale tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur ngase sipas tije shume punë dhe procese të qeverive të mëhershme qeveritë I kishin lënë që ti kryejnë dikush tjeter !!! Kurse unë këtë e kamë stopuar dhe punët në këtë mynyrë si dhe proceset nuk kanë mundur të kalojnë pa e pyet Zotin e shpisë” ka thënë Haradinaj.

Tutje Kryeministri haradinaj ka shtuar se vertetë është lajm I mirë që procesi I dialogut është hequr që e ka udhëhequr Mogherini. Sepse ka mundur me na sjell lajme të këqija. Tashmë procesi është në duart e dy burrështetasve më të mëdhenj evropian dhe atë zon.Merkel dhe  zt.Macron”, ka shtuar Ramush Haradinaj

Duke foluar rreth punët që ka bërë gjatë mandatit të deritashëm të ti,Haradinaj tha se se në mandatin e tij si Kryeministër është arritur të bëhet Ushtria e Kosovës. E rreth procesit të liberalizimit të  vizave,Haradinaj tha se  pret që kjo të ndodhë brenda këtij viti, edhe pse ngriti si shqetësim largimin e të rinjve nga Kosova.

Kryeministri Haradinaj edhe njëherë u premtoi vitiasve  se në Gërlicë do të ndodhë kyçja në autostradën rrugore.

Kryeministri përmendi edhe të arriturat në sektorin e ekonomisë, me disa ligje të krijuara për të bërë biznesduke potencuar se tani kemi një rritje ekonomike  pra një zhvillim ekonom për 4.6 përqindë.

E duke folur në fjaalën e hapjës në këtë tubim  kryetari i Degës së AAK në Viti Faruk Nura, tha se sot degës së AAK në këtë komunë, falë punës së madhe për shtetin e Kosovës si kryeministër nga ana e Haradinajt, kësaj partie i shtohen 200 anëtar të rinj në Viti.

“Kjo është puna e kryeministrit, ngaqë është kryeministri i parë i Kosovës që themeloi ushtrinë e Kosovës dhe i thotë Jo Serbisë”, por jo vetëm Serbisë por edhe shumë proceseve që kishin fillua e që ishin në dëmë të Shtetit tonë, ka thënë Faruk Nura.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat