Lushtaku nuk do t’ia jap më kandidaturën Bekim Jasharit

Kosova

Lushtaku nuk do t’ia jap më kandidaturën Bekim Jasharit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:23
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në emisionin Pressing të T7 thotë se ka ambicie të rikthehet prapë në krye të komunës së tij, e në zgjedhjet e ardhshme tregon se nuk do të tërhiqet për hatrin e Bekim Jasharit.

“PDK ka vendosur t’ia lejojë kandidaturën vetëm Bekim Jasharit. Tash do të ketë kandidatin e vet”, ka thënë ish-kryetari i Skenderajt.

Ai thotë se e ka në plan të garojë sërish për kryetar të komunës, që PDK e ka bastion prej fillimit të saj.

“Në plan e kam, që të kandidojë, nuk do ta lë më kandidaturën për Bekim Jasharin”, ka thënë Lushtaku.

Lushtaku thotë se nuk do t’i japë shansin edhe njëherë Bekim Jasharit, e kjo nuk do të thotë se ai nuk e respekton familjen Jashari.

“Ia kemi jep shancën, unë mendoj se edhe ai nuk është i interesuar të kandidojë. Nuk e di. Nuk do të thotë që nëse ia kam dhënë njëherë shancën, t’ia jap edhe njëherë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat