Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka kërkuar nga Qeveria që të marrë masa ndaj menaxhmentit të KEK-ut për mos respektimin e ligjit të Obiliqit në të cilin theksohet se banorët e kësaj komune do të kenë përparësi në punësim në këtë korporatë.
Këtë kërkesë Gashi e bëri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Obiliqit për punësimet e fundit në KEK ku nuk janë marrë parasysh banorët e kësaj komune.
Armend Rushiti, asamblist nga Lëvizja për Bashkim kërkoi nga komuna që të padisë KEK-un për mos zbatim të ligjit.
Edhe partitë tjera kërkuan që komuna tu dalë në përkrahje banorëve në këtë kërkesë.