Ndërron jetë vogëlushi nga Podujeva, Unik Statovci

Kosova

Ndërron jetë vogëlushi nga Podujeva, Unik Statovci

Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:35
Unik Statovci

Pas një sëmundje të rëndë, e cila e kishte përcjell me muaj të tërë, gjatë ditës së sotme, ka vdekur vogëlushi nga Podujeva, Unik Statovci.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Unikut, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhët gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 14:00, në varrezat e fshatit Batllavë.

“Familjar, Shok, Miq e dashamir! Me dhimbje te thell ju njoftojm se pas nje Virusi te rend ne mushkeri,mbram me daten 13.05.2019 ndrroj jete Engjulli jone Uniku.Varrimi i Unikut tone behet neser e merkure me Daten 15.05.2019 ne oren 14:00 ne varrezat e fshatit Batllave. Me dhimbje te thell Valmiri dhe Valdrina dhe e gjithe Familja Statovci. Te All-llahut jemi dhe tek ai prap do te kthehemi, thuhet në njoftimin e familjes Statovci.

Unik Statovci, për muaj të tërë ishte i shtrirë fillimisht në QKUK dhe më pastaj në Spitalin e Beogradit.

Ai kishte qenë i sëmurë nga një infeksion në mushkëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat