Vazhdojnë reshjet e shiut

Kosova

Vazhdojnë reshjet e shiut

Më: 14 maj 2019 Në ora: 23:40
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot me reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat