Kujdes, hajnat po bëjnë kërdi në syfyr - Bota Sot
Kujdes, hajnat po bëjnë kërdi në syfyr

Kosova

Kujdes, hajnat po bëjnë kërdi në syfyr

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:06
Foto

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Mushtisht të komunës së Suharekës, ka ndodhur një vjedhje mirëpo që hajnave ju ka dështuar ky plan

Vjedhja është kryer në familjen Sopaj, rreth orës dy të mëngjesit. Hajnat kanë tentuar që ta vjedhin një veturë Fiat e modelit pikapo.

Mirëpo familja e shtëpisë pasi kanë parë që hajnat kanë vjedhur veturën e tyre ata kanë marrë aksion kundër hajnave, duke iu bërë problem atyre, të cilët më pas kanë bërë edhe aksident, transmeton Gazeta Metro.

Vetura është përplasur në ara tek vendi i quajtur ‘Te Qeshmja’, ku edhe ka mbetur e bllokuar aty dhe kështu plani i vjedhjes ka dështuar.

Sipas familjarëve vetura është gjetur brenda një ore.

Së fundi në fshatin Mushtisht ka pasur shumë vjedhje nëpër shtëpi dhe ende po del të kenë këto probleme.

Më poshtë keni momentin kur vetura është gjetur nga familjarët.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...