Komuna e Malishevës paguan shpenzimet e varrimit për qytetarët

Kosova

Komuna e Malishevës paguan shpenzimet e varrimit për qytetarët

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:29
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Mulla Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës.

Kostoja e përgjithshme  e marrëveshjes për një shërbim mortor është 230 euro, të cilat mbulohen  me mjete buxhetore  të komunës së Malishevës.

Mbulimi i shpenzimit për shërbimet e varrimit, sipas kësaj marrëveshjeje, në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me pagesën e anëtarësisë ndaj Bashkësisë Islame, çështje e cila edhe më tutje mbetet në raportet e deritanishme të qytetarëve me Bashkësinë Islame.

Kuvendi i Komunës së Malishevës gëzon të drejtën e shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes, në rast se Këshilli i Bashkësisë Islame  në Malishevë nuk përmbush obligimet e veta sipas nenit 2 dhe 5 të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja fillon së zbatuari prej datës,01.01.2019 dhe përfundon , më 31,12. 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat