KQZ-ja akreditoi 464 vëzhgues për zgjedhjet në katër komunat - Bota Sot
KQZ-ja akreditoi 464 vëzhgues për zgjedhjet në katër komunat

Kosova

KQZ-ja akreditoi 464 vëzhgues për zgjedhjet në katër komunat

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:40
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi vëzhguesit të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Numri i vëzhguesve të akredituar është: 464.

Këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 Komision Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore dhe 15 media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...