Vjedhjet në Suharekë, Muharremaj të bëhet më shumë në parandalimin e kësaj dukurie

Kosova

Vjedhjet në Suharekë, Muharremaj të bëhet më shumë në parandalimin e kësaj dukurie

Nga: A.SH Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:44
Bali Muahrremaj

Qytetarët e Komunës së Suharekës kohët e fundit po përballet me vjedhje të cilët janë shumë të shqetësuar. Ky fenomen po ndodhë në shumë fshatra, që si duket ka treguar edhe pasiguri tek ata.

Kryetari i Komunës së Suahrekës përmes një postimi ka treguar se ka kërkuar nga sektorët e sigurisë në Prishtinë dhe Suharekë, që të bëhet shumë më tepër në parandalimin e kësaj dukurie, përkundër asaj që e vlerësoj punën e deritanishme.

Postimi i plotë:

Kohën e fundit kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për vjedhjet e thyerjet që po ndodhin nëpër shtëpi.

Ky fenomen po ndodhë në shumë fshatra, që si duket ka treguar edhe pasiguri tek ata. Si Kryetar i Komunës së Suharekës, kam zhvilluar disa here takime me policinë dhe u kam ofruar bashkëpunim për aq sa më lejon ligji, përkundër dëshirës që të bëjë më tepër.

Kërkoj nga sektorët e sigurisë në Prishtinë dhe Suharekë, që të bëhet shumë më tepër në parandalimin e kësaj dukurie, përkundër asaj që e vlerësoj punën e deritanishme.

Poashtu kërkoj që të vazhdoj bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policisë, ngase kështu e realizojmë një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat